Policia jep detaje për vdekjen e polices në Gjilan

Në Gjilan sot është gjetur një person pa shenja jete. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur se viktima është një zyrtare policore, kurse rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Në një konference për media, nga Prokuroria Themelore në Gjilan dhe Policia kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë.
“Rastin jemi në fazën e parë të hetimeve, trupi është gjetur i pajetë dhe në afërsi të trupit të saj është gjetur një armë zjarri. Rastin jemi duke e trajtuar si vdekje e dyshuar”, kanë deklaruar nga Prokuroria.
Hashani ka treguar se viktima është rreth moshës 50 vjeçare. Trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion./21Media

Back to top button