Kurti: Askush e askund nuk është i paprekshëm! (Video)

Kurti paralajmëron ndryshime në kabinetin qeveritar
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar dhe ka shprehur një varg kritikash në drejtim të ministrave të tij. Kurti njëkohësisht kërcënoi edhe deputetët e partisë për largimin nga lista e ardhshme zgjedhore për shkak të, siç tha, mungesave në seancat e Kuvendit. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri thirrje të drejtpërdrejt për angazhim më të madh të të gjithë anëtarëve të partisë për të ndihmuar qeverinë e tij./21Media

Back to top button