Kurti: Barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore
Osmani: Arrijmë prosperitet vetëm kur të garantojmë të drejtat e grave dhe vajzave
Në adresimin e saj për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, presidentja Vjosa Osmani, tha se barazia gjinore është parakusht për emancipimin shoqëror. Siguria dhe stabiliteti do të arrihet vetëm atëherë kur do të garantojmë të drejtat e grave dhe vajzave, theksoi Osmani, teksa përmendi edhe barrierat e saj gjatë rrugëtimit politik. Bashkë me kryeministrin Kurti u zotuan se objektiv i tyre strategjik është krijimi i kushteve të barabarta për gratë./21Media