Kurti: BE ta ndjekë shembullin e ShBA-së për sanksionimin e Vulinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi sot që edhe Bashkimi Evropian të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sanksionuar drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin.

Kurti u shpreh se rasti i Aleksandar Vulin tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Sipas Kurtit, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndjekë vendimin e ShBA-së.

Ai bashkangjiti një thirrje të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian S&D, i cili ka shkruar se mbështet vendimin e ShBA-së për futjen e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin në listën e sanksioneve, si dhe i ka bërë thirrje BE-së që ta ndjekë shembullin e ShBA-së.

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin është futur të martën (11 korrik) në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button