Kurti: Bëjeni Akademinë për Siguri pjesë të ëndrrave tuaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Akademinë për Siguri Publike, e cila mbajti takim për informimin e komuniteteve.

Kurti tha se kjo akademi luan një rol të rëndësishëm që qytetarët e Kosovës të ndihen të sigurt, teksa tha se profesionalizmi i kësaj akademie dhe stafit të saj është e rëndësishme për mbrojtjen e kufijve të Kosovës.

Më tej, Kurti tha se është e domosdoshme që të gjitha komunitetet që janë në Kosovë të jenë të përfaqësuara e të kontribuojnë në institucionet e Kosovës.

I pari i qeverisë, para të rinjve të komuniteteve tha se uron që ta shfrytëzojnë këtë rast për të mësuar rreth mundësive të ofruara për procesin e aplikimit që ta bëjnë Akademinë për Siguri Publike, pjesë të planeve dhe ëndrrave të tyre.

“Besoj që në këtë mënyrë, ju mund të përfitoni shumë, por e di që edhe Kosova do të përfitojë shumë nga shërbimi i juaj. Akademia e Sigurisë Publike sjell dije në punën e secilit për siguri të të gjithë qytetarëve”, tha Kurti.

Back to top button