Rita Ora joshëse dhe elegante pranë bashkëshortit të saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora të martën në Los Anxhelos ka marrë pjesë në premierën e filimit ”Goal Next Wins” regjisor i të cilit është bashkëshorti i saj Taika Waititi.

Rita i qëndroi afër bashkëshortit në këtë premierë, e cila mblodhi yje të shumtë të Holliwoodit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është shfaqur shumë elegate dhe me klas e veshur me një kostum të zi, teksa ka dëshmuar edhe një herë se është ikonë bukurie dhe stili.

“Shkoni dhe shijoni këtë film, ai është plot zemër, guxim dhe familje është e gjitha e juaja” shkruan Rita në rrjetet sociale./21Media

 

 

Back to top button