Kurti: Beogradi e do Asociacionin si kompensim për humbjen e luftës, serbët lokalë s’e kërkojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kurti insiston se nuk mund të themelohet një Asociacion mbi baza etnike në Kosovë.
Ai në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “APA”, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon një Asociacion të tillë.
“Unë e kam marrë pushtetin vitin e kaluar, kanë qenë parardhësit e mi që e kanë nën shkruar këtë marrëveshje me të njëjtit njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi. Pse nuk e zbatuan atëherë? Kushtetuta jonë nuk njhej Asociacion njëetnik”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se as qytetarët serbë në Kosovë nuk duan Asociacion të tillë, por këtë e do Beogradi.
“Vetëm Beogradi e dëshiron në këtë mënyrë, që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviqit”, ka thënë Kurti.

Back to top button