Kërkesa për shtyrje të targave, Lajçak: Urgjentisht duhet gjetur një zgjidhje

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,  ka njoftuar mbi takimin që po zhvillon me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Lajçak ka thënë se është nevojë urgjente gjetja e një zgjidhje për situatën aktuale në veri të Kosovës.
Ai në Twitter ka shkruar se çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme.
“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot po diskutojmë për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media

Back to top button