Kurti bisedoi me Blinken: Miqësia jonë po bëhet më e fortë

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot telefonatë me sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken.
Përmes një shkrimi në Twitter, kryeministri ka treguar me Blinken kanë biseduar për pranimin e afganëve në Kosovë.
““Kënaqësi të flasësh me sekretarin Antony Blinken. Ai shprehu vlerësimin e presidentit për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, ka shkruar Kurti.
Kurse Blinken ka falënderuar Kurtin për pritjen e afganëve, ndërsa s’i ka harruar as qytetarët e Kosovës, teksa ka rikujtuar se shumë prej tyre vetë dikur ishin refugjatë.

“Në bisedën time sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kuri e falenderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, ka shkruar në Twitter Blinken.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë.
Autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2 mijë shtetas afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe me shtetet anëtare të NATO-s./21Media

Back to top button