Arrestohen 5 persona që nuk respektuan masën e vetëizolimit

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dielën, pasi nuk kanë respektuar masën e vetëizolimit.
“Më datë 05.09.2021, rreth ores 13:40 në Stacionin Policor Kufitar Bernjak,  nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë (5) personat M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), të cilët më datë 01.09.2021 rreth orës 15:20 në pikën e kalimit kufitar Brnjak, me rastin e hyrjës në Republikën e Kosovës janë dërguar në vetë-izolim në kohëzgjatje prej shtatë (7)  ditëve sipas vendimit të Qeverisë së RKS-së  për masat kundër pandemisë COVID-19″, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lidhje me rastin  është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka marr vendim që personat të kthehen në vetëizolim dhe ndaj tyre të iniciohet kallëzimi penal për veprën  “Mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë”./21Media
 

Back to top button