Kurti bisedon me ish presidenten zvicerane, e falënderon për përkrahjen që Zvicra i jep Kosovës për anëtarësimin në KiE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey,

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se ata biseduan për vlerat e përbashkëta dhe lidhjet historike të dy vendve.
një mbështetëse e palëkundur e vendit dhe pavarësisë sonë.

“Znj. Calmy-Rey, e cila përveçse gruaja e dytë presidente e Zvicrës, më parë ka shërbyer edhe si Ministre e Punëve të Jashtme, ndau njohuritë e përvojat e saj dhe shprehu përkrahjen e vazhdueshme.

Në takim u diskutua dhe rreth marrëdhënieve të fuqishme dypalëshe mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe lidhjet historike që kanë bashkuar për një kohë të gjatë të dyja vendet.”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndajCalmy-Rey për mbështetjen e palëkundur, të cilën e ka treguar që përpara pavarësisë së Kosovës,
“dhe theksoi ndikimin pozitiv të avokimit të saj gjatë viteve. Ai theksoi gjithashtu se tri vitet e fundit kanë shënuar përparime të mëdha në zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë.”, vijon njoftimi.

Sipas komunikatës ndër çështjet kryesore të trajtuara gjatë diskutimit përfshinin po ashtu dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në nxitjen e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në integrim evropian.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Zvicrës ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar se ky hap është thelbësor për promovimin e sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës.”, përfundon komunikata./21Media

 

Back to top button