Kurti bisedon me Këshilltarin Special Amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet.
Kurti duke mos treguar shumë nga biseda e tyre tha se e ka falënderuar Chollet për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-ve për Kosovën në integrimin euroatlantik.
“Sot fola me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën për integrimin euroatlantik. Siç tregohet në @TheWJP Raporti i vitit 2022, Kosova duke u renditur si e para në WB6 dhe i dyti më i përmirësuar në nivel global, ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë”, ka shkruar Kurti.


 

Back to top button