Kurti: Bota demokratike duhet të flasë me një zë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmeve të shtuara të Rusisë ndaj Ukrainës.
Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se bashkohet me SHBA-në, BE-në dhe aleatët tanë të tjerë në dënimin e sulmeve brutale të Rusisë në zonat civile në të gjithë Ukrainën
“Sot, bota demokratike duhet të flasë me një zë: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media