Haxhiu: Marrëveshja me Danimarkën për burgjet pritet të procedohet në Kuvend brenda një muaji

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se marrëveshja me Danimarkën për burgjet pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës brenda një muaji.
Kështu Haxhiu tha në konferencën për media, bashkë me ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, teksa shtoi senë Qendrën në Gjilan nuk kanë mundur të nisin renovimet derisa kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvend.
“Kemi pasur diskutime të gjata të cilat janë përmbyllur. Nuk kemi mundur të nisim renovimet në Qendrën në Gjilan pa u ratifikuar marrëveshja në Kuvend. Shumë shpejt marrëveshja do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, brenda një muaji”, u shpreh Haxhiu.
Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 kanë nënshkruar një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.
Për këtë huazim, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme./21Media

Back to top button