Kurti: Buxheti për vitin e ardhshëm, 8.7% më i madh se i vitit 2022

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm nuk do të jetë si dikur shumë për disa, por do të jetë shumë për të gjithë.

Kështu Kurti ka thënë gjatë prezantimit të buxhetit në Komunën e Gjakovës.

Kurti tutje tha se buxheti i vitit 2023 kap vlerën prej 3 miliardë e 212 milionë euro që është 8.7% apo 220 milionë euro më i shumë se sa ai i vitit 2022.

“Të hyrat pritet të jenë 2.88 miliardë euro e që janë 18.7 më shumë se në këtë vit. Vlera për investime kapitale mallra dhe shërbime do të arrijë 1.3 miliard euro dhe kjo do të kontribuojë edhe në shtimin e aktivitetit biznesor por edhe në rritje e zhvillimin ekonomik. Mandej , buxheti për subvencione dhe transfere, pra kryesisht për programe të barazisë sociale parashihet të jetë 1.1 miliard….jemi siguruar që buxheti për vitin e ardhshëm në vend që të jetë shumë për disa, siç ka qenë mbase në të kaluarën, do të jetë shumë për të gjithë dhe do të përfshijë më shumë për shëndetësi, profesionist shëndetësor dhe më shumë buxhet për barna esenciale. Për vitin në vijim shëndetësia do të ketë 2.96 milionë euro apo 15 % më shumë se sa buxheti i rishikuar për vitin në të cilin ndodhemi dhe gjithashtu, 60 milionë euro apo diku rreth 20 % të totalit të sektorit të shëndetësisë, do të jenë për barna esenciale, kemi paraparë buxhet edhe për përmirësim të infrastrukturës. Krahas rritjes së buxhetit e kemi planifikuar edhe rritjen e numrit të stafit mjekësor, janë shtuar 400 pozita gjithsej prej të cilave 100 në nivelin qendror e 300 në nivelin lokal gjithandej Kosovës. Kemi paraparë buxhet më shumë edhe për bujqësi, për herë të parë do të arrijë shifrën për 87 milionë euro”, tha ai, duke shtuar se parashihet dyfishimi i pagesave për rendimente bujqësore, kompensimi i TVSh-së për naftën bujqësore dhe mbulimi i shpenzimeve për imputet e tjera bujqësore.

Kurti gjithashtu shtoi se, Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë më kufizim në numër, e të drejt aplikimi do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button