Kurti deklarohet për taksën ndaj Serbisë

Kurti dhe Apostolova në konferencë për media

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell i kërkoi dje qeverisë së re të Kosovës të heqë taksën për mallrat e importuara nga Serbia.

Një ditë më pas, kryeministri Albin Kurti tha “ne konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100%”, tha Kurti.

Ai deklaroi se Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk i vendos në të njëjtën fjali asnjëherë edhe për shkaqe historike edhe për arsye aktuale.

Këto deklarata ai i bëri pas takimin me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ai tutje tha se “mbi 60% e votave në mesin e shqiptarëve kanë qenë praktikisht me parimin e reciprocitetit”.

Në fund kryeministri tha se do ta ketë princip pune parim e shëndoshë të marrëdhënieve konstruktive në botën e zhvilluar demokratike e perëndimore./21Media

Back to top button