Kurti deklarohet rreth mos-prezencës së tij fizike në Samitin e BP6 në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me mospjesmarrjen e Samitit në Tiranë sot.
Ai ka thënë se përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar.
“dhe për këtë arsye e kisha të pamundur të merrja pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë.”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka folur edhe për prezencën e tij virtuale në këtë samit .
“Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR).”, ka shkruar Kurti./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?