Rrustemi: Kërkesa e SHBA-së për t’u negociuar çështja e dinarit në Bruksel është e padrejtë

(Lajm i përditësuar)


Rrustemi optimist se Vetëvendosje mund të fitojë mbi 50% të votave në zgjedhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në emisionin “Cick” në RTV21 u shpreh optimist se do t’Ii fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

“Unë besoj që në zgjedhjet e ardshme kurdo që mbahen ato do të ketë Vetëvendosja rezultat edhe më të mirë edhe më  të lartë se në zgjedhjet e 14 shkurtit. “, tha Rrustemi.

Sipas tij do të kenë mbi 50% të votave. Madje u shpreh se partia ku ai bën pjesë është e gatshme për zgjedhje kur do që bëhen.


Rrustemi: Kërkesa e SHBA-së për t’u negociuar çështja e dinarit në Bruksel është e padrejtë

‘Adnan Rrustemi në emsionin “Click” në RTV21 e cilësoi si të padrejtë kërkesën e SHBA-së për t’u disktuar në Bruksel çështja e dinarit.

“Unë besoj se kërkesa për të negociuar këtë gjë është e padrejtë, dhe nuk ka asgjë për t’u negociuar.”, tha Rrustemi.


Rrustemi: Orientimi ynë është me partnerët ndërkombëtar, por kemi perspektiva të ndryshme

Adnan Rrustemi në emsionin “Click” në RTV21 tha se me bashkësinë ndërkombëtare kanë mospajtime për gjëra të caktuara, por sipas tij orientimi është kah partnerët ndërkombëtar.

“ Interesat partnerëve ndërkombëtarë, SHBA-së, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar,  janë edhe interestat tona dhe Kosova është në mënyrë të palëkundur e orientuar qartë në këtë gjë, por mund të kemi perspektiva të ndryshme për gjërat që ndodhin në Kosovë, por në kuptimin e taktikës e jo të synimit përfundimtar, d.m.th të qasjes e jo të arritjes përfundimtare.”, tha Rrustemi.

Ai tha se vendimi I Bankës Qendrore për dinarin ishte vendim i saj e jo i Qeverisë. Ai bëri krahasim me vendimin për targat duke thënë se ky ishte i Qeverisë.

“Në kuptimin përgjithshëm të funksionimit të institucioneve të pavarura nuk është e domosdoshme që të jetë në dijeni një institucion tjetër kur merret një vendim brenda kornizave ligjore të atij institucioni. “, tha Rrustemi.


Rrustemi: Tirana nuk duhet ta luajë autoparlantin e zërave që kërcënojnë Kosovën

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi  në emsionin “Click” në RTV21 kritikoi qasjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ndaj Kosovës.

“Nuk na u duket aq e dobishme që zoti Rama , e para të mbajë qendrim si ndërkombëtarët kur bëhet fjalë për raportin e Kosovës me Serbinë, nuk mund të jetë Tirana zyrtare një palë neutrale dhe e dyta nuk duhet ta luaj autoparlantin e zërave që kërcënojnë Kosovën me masa por duhet ta bëj të kundërtën.”, tha Rrustemi.

Sipas tij Shqipëria duhet të ndjek pozicionin e Kosovës kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë.

“ Nuk duhet të prodhojë pozicion të ri, duhet vetëm ta mbështes pozicionin e Kosovës dhe ta ndihmojë aty ku s’ka zë Kosova.”, shtoi Rrustemi.

Sipas Rrustemit perspektiva e partnerëve është më e gjërë.

“Ndërkohë që perspektiva e institucioneve të Kosovës është për të përmbushur përgjegjësitë e tyre institucionale brenda Kosovës. Dhe këto dy perspektiva është mirë me u përputh, prandaj kërkohet komunikim.


Rrustemi: Me Shqipërinë raportet janë të palëkundura, por kemi pasur mospajtime për dilaogun me Serbinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi  në emsionin “Click” në RTV21 vlerësoi se raportet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë janë të palëkundura. Megjithatë pranoi se kanë pasur mospajtime për dialogun me Serbinë

“Tirana ka mbajtur një qendrim për bindjen time të gabueshëm, po ashtu edhe të pasaktë në përmbajtje , ka distancuar pozicionin e Republikës së Shqipërisë nga ajo që konsiderohej si bosht i një reagimi panshqiptar kur bëhet fjalë për agresionin serb ose politikën hegjemoniste serbe.”, tha Rrustemi.

Ai foli edhe për anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive.

“Ishte masa e parë që i ishte vënë Kosovës në këtë diskutimin për masa me kërkesën për deeskalim.”, shtoi Rrustemi.

tha se kryeministri i Kosovës ka munguar vetëm fizikisht sot në samitin e Tiranës, pasi që sipas tij ai

“ishte i pranishëm përmes adresimit të tij fjalës së tij, por që mungonte në fotografinë familjare të përmbylljes së samitit, por nuk mund të themi se Kosova nuk ishte e përfaqësuar. Ishte e përfaqësuar në qëndrime dhe në pikëpamje dhe në fjalime aq sa nënkuptojnë samitet “, tha Rrustemi.


Rrustemi: Kryeministri mungonte vetëm fizikisht sot në Tiranë

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kryeministri i Kosovës ka munguar vetëm fizikisht sot në samitin e Tiranës.

“ishte i pranishëm përmes adresimit të tij fjalës së tij, por që mungonte në fotografinë familjare të përmbylljes së samitit, por nuk mund të themi se Kosova nuk ishte e përfaqësuar. Ishte e përfaqësuar në qëndrime dhe në pikëpamje dhe në fjalime aq sa nënkuptojnë samitet “, tha Rrustemi./21Media

Back to top button