Kurti deklaron pasurinë, 119 euro në bankë

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë, të publikuar të premten nga Agjencia Kosovare Kundër-Korrupsionit (AKK), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar 119 euro në llogarinë e tij në bankë,

Kurti nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme në emër të tij.

Si pasuri të bashkëshortes, ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 67 metra katrorë në Norvegji, në vlerë prej 400 mijë eurosh.

Sipas këtij formulari, bashkëshortja e tij ka deklaruar para të gatshme në vlerë prej 10 mijë eurosh. Kryeministri Kurti merr rrogë vjetore 16.647 euro, ndërsa bashkëshortja e tij afro 47 mijë euro.
Theksojmë se, vitin e kaluar Kurti pati deklaruar 401 euro në bankë.
Në këtë link mund t’i shihni të gjitha deklarimet e pasurisë të zyrtarëve publikë./21Media

Back to top button