Pasuria e presidentes Osmani
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2022, e të publikuar të premten nga Agjencia Anti-Korrupsion, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar më pak se 300 euro të gatshme në bankë, ndërsa të ardhurat vjetore, sipas deklarimit zyrtar të saj, kanë qenë rreth 40 mijë euro.
Nga 40 mijë eurot, të regjistruara si të ardhura vjetore, 33 mijë janë paga neto nga Presidenca dhe mbi 7 mijë e 600 euro mëditje.
Osmani pasuri të paluajtshme ka regjistruar kapital në vlerë prej rreth 970 mijë eurosh, kryesisht nën pronësi të bashkëshortit. këtu përfshihen një shtëpi, një banesë, një garazh dhe tokë.
Osmani ka deklaruar te pasuritë e luajtshme një veturë Mercedes-Benz në vlerë prej 12 mijë eurosh, në pronësi të bashkëshortit.
Te paratë e gatshme ajo ka deklaruar 294 euro. Ndërsa bashkëshorti i saj ka pasur të deklaruara më pak se 50 euro në tri banka.