Kurti: Deri në ditët e fundit Burbuqe Berisha nuk është ndalur asnjëherë

Për regjisoren e njohur, Burbuqe Berisha në Teatrin Kombëtar homazhe kanë bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Kurti ka lartësuar figurën e ish-drejtoreshës së TKK-së duke thënë se puna dhe veprat e saj kanë lënë gjurmë të shkëlqyera në kulturën tonë.
“Qysh në kohën e okupimit të serbisë e deri në ditët e fundit Burbuqe Berisha nuk është ndalur asnjëherë dhe angazhimi i saj e puna e saj për teatrin dhe filmin tek ne lë gjurmë të shkëlqyera në kulturën tonë”, ka thënë Kurti ndër tjera.
Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se Burbuqe Berisha punoi deri në momentin e fundit.
“Edhe në momentin kur po jepte frymën e fundit, Burbuqe Berisha ishte duke punuar duke me regjinë e koncertit të parë të Operas së Kosovës pranë ambientit të Ministrisë së Kulturës. Ishte moment i trishtë, por ne do ta kujtojmë jetën dhe veprën e saj”, ka thënë Çeku.
C
Ceremonia e varrimit e regjisores Burbuqe Berisha do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit, në Prishtinë./21Media
Back to top button