Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv.

Siç thekson Kurti, kjo derisa Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin për aneksin e negociuar në Ohër.

”Aneksi i negociuar në Ohër thotë se Palët do të respektojnë TË GJITHA nenet e Marrëveshjes. Unë informova trupin diplomatik në Kosovë, për këtë, dhe rezultatet e tjera të bisedimeve të kësaj fundjave. Ndërsa Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv me mirëbesim”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button