Kurti dhe Rohde diskutuan për bashkëpunimin ekonomik mes Gjermanisë dhe Kosovës

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Gjermanisë dhe Kosovës ishin temë diskutimi në takimin që kryeministri Albin Kurti, zhvilloi me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Ky takim me ambasadorin erdhi pas takimit të mbajtur në Tiranë me kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe diskutimin për çështje bilaterale dhe regjionale.
Kurti e vlerësoi vullnetin e shprehur nga kancelarja Merkel për të shtuar bashkëpunimin në rajon, gjithnjë në frymën e integrimeve në Bashkimin Evropian.
Po ashtu u bisedua edhe për mbarëvajtjen e mbledhjes së sotme të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri theksoi se kjo mbledhje e parë është shprehje e gatishmërisë dhe interesimit për të shënuar një fazë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor si rajon i paqes së qëndrueshme, sigurisë afatgjate, demokracisë dhe zhvillimit socio-ekonomik./21Media

Back to top button