Kurti dhe Vuçiq takohen në Bruksel më 27 shkurt

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur  takimin në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për datën 27 shkurt.
“Të hënën me 27 shkurt Përfaqësuesi i lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit, Josep Borrell do të organizojë një takim në nivel të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të dialogut” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm i BE-së (EEAS).
Po ashtu bëhet e ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
“Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar”, thuhet tutje në njoftim.
Kujtojmë se edhe Kosova edhe Serbia tashmë kanë deklaruar se e kanë pranuar propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve./21Media

Back to top button