Në vikend temperaturat deri në 16 gradë Celcius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi gadishullin e Ballkanit që nga java e dytë e muajit.
Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht me diell dhe të qëndrueshëm.
IHMK ka njoftuar se temperaturat do të rriten në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe jugperendimi./21Media

Back to top button