Kurti: Dhunuesi i 11 vjeçares ka lëvizur i lirë, Vettingu është i domosdoshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot njoftuan se do ta dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës për votim Projektligjin për Vettingun.
Kurti u shpreh se përderisa dhunuesi lirohet pas 8 muajsh, nënkupton që drejtëisa ka dështuar dhe se Vettingu është i dmomosdoshëm.
“Gjatë kësaj jave na tronditi të gjithëve lajmi për krimin që për viktimë kishte vajzën 11-vjeçare. Në raste si këto i humb kuptimi zbatimit të respektimit të drejtave të njeriut, respektimit të ligjit, ndjekjes së krimit, ushtrimit të pozitave të larta shtetërore, që kanë obligim parandalimin, përkatësisht ndjekjen e atyre që kërcënojnë sigurinë, mirëqenien dhe integritetin fizik të yqtetarëve. Kur kuptojmë që kryerësi i veprës penale ka qenë i dënuar për vepra penale e gjendet i lirë, kur dështon zinxhiri institucional përgjegjës për ndjekjen penale – policia, prokuroria, gjykata – dështon drejtësia, kurse faturën e paguan qytetari. Fuqia e cila vie nga pozita e gjyqtarit ose prokurorit në vete ngërthen përgjegjësi të madhe ndaj qytetarit, për të garantuar të drejtat e secilit e për të fuqizuar sundimin e ligjit, gjyqtari vepron me urtësi dhe maturi, vepron me profesionalizëm, andaj vendimet e tij apo saj edhe mbrohen nga vetë shteti përmes pavarësisë së garantuar me kushtetutë dhe me ligj. Gjyqësori ynë, përkundër të gjitha garancive kushtetuese, ngjan sikur mundohet ta dëshmojë të kundërtën. I akuzuar e i dënuar për shumë vepra penale, dhunuesi ec i lirë nëpër rrugët e Prishtinës, dhunuesi lirohet pas tetë muajsh burgim, dhunuesi nuk rehabilitohet, dhunuesi përsërit veprën e madje dhunuesi edhe vret. Nuk ka alternativë ndaj vettingut në sistemit gjyqësor e prokurorial, këtë e kuptojnë edhe vetë akterët e këtij sistemit e edhe ata më skeptikët për vettingun. Tani kur punën tonë e kemi bërë me profesionalizëm dhe në koordinim me akterët politikë, duke kuptuar që vettingu është produkt i nevojave të shoqërisë, procesin e vendosim në duart e deputetëve të Kosovës”, tha Kurti./21Media
|m1\-w|m3ga|m5