​Parandalohet kontrabanda me mallra në Zveçan dhe Prishtinë

Dogana e Kosovës ka parandaluar dy tentime të kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore në rastin e parë dhe vaj hidraulik në rastin e dytë.
Në njoftim bëhet e ditur se në Zveçan, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. “Me këtë rast është hasur në mallra ushqimore të kontrabanduar, respektivisht çokollata në sasi rreth 60 pako”, ka njoftuar Dogana e Kosovës të dielën.

Tutje, Dogana e Kosovës ka njoftuar se në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 450 Litra Vaj Hidraulik me origjinë nga Irani e që është kontrabanduar në Kosovë./21Media

|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button