Kurti dhuron gjysmën e pagës për luftimin e COVID-19

Diaspora dhuroi 300 mijë euro

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhuruar gjysmën e rrogës, përkatësisht 684.83 euro për menaxhimin e koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook.

“Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 EUR, për menaxhimin e COVID-19.”, shkroi ai në Facebook.

Më tej bëri të ditur se diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ata kanë dhuruar 300 mijë euro.

“Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë. Qeveria Kurti është e përkushtuar që të fuqizojë rolin e mërgatës në vend, dhe për këtë jemi zotuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, shkroi Kryeziu.

Në Kosovë janë 423 të infektuar me koronavirus./21Media

Back to top button