​Një muaj paraburgim për inspektorin e ATK-së

I dyshuari akuzohet për  keqpërdorimi të pozitës dhe marrjes së ryshfetit

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit D. F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrjes së ryshfetit.

I pandehuri D. F. Më 14 janar 2020, në Rahovec në zdrukthëtarinë “B…”, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ka keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që, i pandehuri D. F., duke qenë në cilësi të inspektorit të ATK-së në Prizren, e me qëllim të mos inspektimit të punëtorisë së të dëmtuarit A. H., përmes të pandehurit tjetër B. H. ky i fundit në cilësinë e kontabilistit të në dyqanin e zdrukthëtarisë së të dëmtuarit, nga i dëmtuari A. H. ka marrë njëqind euro para të gatshme si dhe një tavolinë dhe katër karrige në vlerë prej 360 euro.

Po ashtu m e datë 14 prill 2020, i pandehuri B. H. si kontabilist i dyqanit ka marrë nga i dëmtuari A. H. edhe 500 euro të tjera të cilat para paraprakisht i dëmtuari i kishte marrë nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë duke u zbatuar masat e fshehta teknike të hetimit, përkatësisht simulimi i veprës penale të korrupsionit.

Përmes kamerave të sigurisë të cilat ishin vendosur në punëtorinë e të dëmtuarit, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Gjakovës, është arritur që i pandehuri të zihet në flagrancë dhe të arrestohet nga Policia e Kosovës. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Back to top button