Kurti: Do ta heqim taksën, reciprociteti mbron prodhuesit vendorë

Kurti tha se me reciprocitet synon t’i mbrojë prodhuesit vendorë

Në Konventën e dytë të Prodhuesve të Kosovës të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë prodhuesve vendorë, i cili tha se prodhuesit tanë janë shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës. Kryeministri Kurti me këtë rast përsëriti se do të heq tarifën 100 përqind dhe do të vendosë masat e reciprocitetit për mbrojtjen e prodhuesve vendorë.

“Taksa ka qenë vendim i Qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifën si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit, por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesit. Parimet të reciprocitetit që do ta nxjerrim nga Qeveria do të jenë të bazuara në parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të CEFTA-s”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për idenë e Mini-Shëngenit, i cili tha se me Shqipërinë do të ketë vetëm bashkëpunim tregtar, sepse siç tha ai, ka vetëm një interes, e ai është bashkëpunim të plotë me Shqipërinë. Edhe drejtues të Klubit Prodhues theksuan se janë kundër Mini-Shengenit.

Në hapje të Konventës, kryetari i Klubit të Prodhuesve, Bashkim Osmani tha se ky klub vazhdon të jetë një partner me qeverinë me qëllim të zhvillimit të ekonomik në Kosovë. “Me qenë sot prodhues në Kosovë është një privilegj i madh, pasi që po gjerojmë vende të reja të punës, jemi kontribuues të buxhetit dhe prodhues të produkteve vendore për qytetarët e Kosovës”, tha Osmani.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha foli për brendin dhe fushatën që bënë ky Klub për “Made in Kosova”. “Ne jemi shumë të interesuar që të vazhdojnë këtë fushatë sepse produktet ‘Made in Kosova’”, janë cilësore”, tha ai.

Në Konventën e Klubit të Prodhuesve përveç prodhuesve vendorë, po merr pjesë edhe Ministria e Ekonomisë në Kosovë, Rozeta Hajdari.

Back to top button