Kurti do ta vizitojë Tetovën, Bilall Kasami do ta “mirëpresë me koncert madhështor”

Më 11 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tetovë, transmeton TV21.

Si shenjë mirëpritjeje, Komuna e Tetovës në krye me Bilall Kasamin do të organizojnë koncert i cili do të mbahet në “Sheshin Iliria”, me fillim prej orës 20:30.

Fjalim në koncert do të mbajnë Kurti dhe Kasami, ndërkaq të pranishmit do të argëtohen edhe me muzikën e grupit legjendar, Elita 5, me vallen e pjesëtarëve të Shoqërisë Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri”./TV21

Back to top button