Kurti do të adresohet për takimin në Bruksel të mërkurën

Qeveria e Kosovës do të mblidhet të mërkurën, me ç’rast kryeministri Albin Kurti do të adresohet për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
Këtë e bëri të ditur për rtv21.tv zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai tha se kryeministri do ta bëjë adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.
Kurti takoi presidentin e Serbisë më 18 gusht në Bruksel, megjithatë nuk arritën asnjë marrëveshje për reciprocitetin në targa dhe letërnjoftim.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, tha se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në kuadër të dialogut në Bruksel, nuk ishte takim i rregullt. Borrell theksoi se ka dallime të mirënjohura mes Kurtit dhe Vuçiq, në këndvështrimin për statusin përfundimtar, por janë pajtuar të vazhdojnë diskutimet në baza të rregullta për të shkuar më shpejt drejt normalizimit. Diskutimet, sipas tij, do të rrifillojnë në ditët në vijim./21Media

Back to top button