Kaloni te përmbajtja kryesore

Prizren, aktakuzë ndaj dy personave për dhunim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër dy të dyshuarve për dhunimin e një vajze.
“Sipas aktakuzës, në periudhën kohore prej 16-17 qershor 2022, në fshatin Nashec – Komuna e Prizrenit, të akuzuarit E.S., dhe T.J., së bashku detyrojnë viktimën M.E., për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, me përdorim të forcës dhe shkaktimin e dehjes së të dëmtuarës,  në atë mënyrë që me automjet e shoqërojnë në një restaurant dhe pastaj në shtëpizën e të akuzuarit T.J., në fshatin Nashec, e detyrojnë që të konsumojë pije alkoolike dhe substanca narkotike, duke e sjellë të dëmtuarën në situatë pa vetëdije, me ç’rast i akuzuari T.J., e godet me një mjet të fortë në kokë, ashtu që e dëmtuara M.E., e humb vetëdijen dhe të njëjtit kryejnë marrëdhënie seksuale me viktimën”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, E.S., dhe T.J., nga data 23.06.2022 gjenden në paraburgim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, pas administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, ka kërkuar që të dyshuarit të shpallen fajtor./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button