Kurti: Do t’i subvencionojmë ata që kursejnë rrymën

Kryeministri i Repulikës së Kosovës, Albin Kurti njoftoi se është përgatitur pako e re e përballjes me inflacionin.
Kurti tha se do të subvencionohen të gjithë qytetarët të cilët kursejnë rrymën elektrike.
“Sot po prezantojmë një pako të re që ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve për tu përballur me krizën e inflacionit. Nisur nga gjendja e rënduar me energji,  sot më shumë se kurrë është e domosdoshme që të kursejmë. Andaj, do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak ne do të subvencionojmë dyfish faktuarën”, tha Kurti./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button