Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistët, dyfishon shumën e asistencës sociale për një muaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka njoftuar se është përgatitur pako e re për ta përballuar inflacionin.
Kurti tha se nga pako do të përfitojnë pensionistët, personat me asistencë sociale, zyrtarët publikë dhe qytetarët që kursejnë rrymën.
“Sot po prezantojmë një pako të re që ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve për tu përballur me krizën e inflacionit. Nisur nga gjendja e rënduar me energji,  sot më shumë se kurrë është e domosdoshme që të kursejmë. Andaj, do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike”, tha ai gjatë një konference për media.Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak ne do të subvencionojmë dyfish faktuarën. Për pensionistët do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 eurove kurse familjet në asistencë sociale do t’i mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj”, tha Kurti./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button