Kurti: Dialogu nuk është prioritet i parë i yni

(Lajm i përditësuar)


Kurti: Dialogu nuk është prioritet i parë i yni

Kryeministri i Kosovës Albin ë Kurti në konferencën e sotme për media tha se dialgu nuk është prioritet i parë i qeverisjes së tij.

“Dialogu më shumë ju ka marrë kohë juve se neve. Neve na ka marrë kohë qeverisja e mirë. Çka merr vëmendje mediale e ndërkombëtare nuk është përgjegjësi jona. Dialogu është prioritet i katërt. Pandemia, punësimi e drejtësia kanë qenë tri prioritetet e para. Nuk është që dialogu na ka marrë kohë sa mendoni ju. Do të ishte mirë që të na merrte më pak kohë. Normalizimi i marrëdhënieve s’është veç në dorën tonë. Unë e kam pranuar marrëveshjen për normalizim bashkë me aneksin e saj, që është arritje e madhe e politikës së jashtme të Kosovës. Por ajo marrëveshje po shkelet vazhdimisht nga zyrtarët serbë”, ka thënë Kurti..

Kurse për lëvizjen e ushtrisë serbe në kufi, Kurti ka thënë se deri tash s’ka pasur informacione se janë afruar sërish.

“Gjithçka është nën vëzhgim. Deri tash, në ora 16, nuk ka asnjë dëshmi që janë afruar sërish. Ata i kanë disa ushtrimet ushtarake, por ushtrimet s’mbahen 10 metra afër kufirit. Nëse duam normalizim, ushtria rri në kazerma, nuk vjen në kufi. Duket që dita e sotme do të jetë ndryshe nga e djeshmja”, ka thënë ai.


Kurti: Serbëve nuk po u kërkojmë ta marrin monedhën Dardan, por Euron

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ende s’ka përfunduar dita e sotme, për dërgimin e propozimeve në Bruksel, kur është pyetur se a e kanë bërë një gjë të tillë

“Ende s’ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e  propozimeve tona.  BQK është lartë edhe para. Përveç që kanë marrë rregullore të re nga 27 dhjetori e vendimin plotësisht të pavarur, kanë ofruar edhe plan 10 pikësh për tarnzicion. Nëse ka pasoja në terren, në iu përgjigjemi. Ne s’jemi as lokomotiva as vagoni i parë”, ka thënë Kurti,

“Nëse ka ndonjë të moshuar serb që për 24 vjet s’ka parë kurrë euro, por vetëm dinar, ne s’duam që ai të mbetet keq. Dhe ne si Qeveri shprehim vullnetin për t’i ndihmuar.

Por i vetmi mjet është euro. Por dinarët cash me thasë s’mund të kalojnë kufirin”, ka thënë Kurti.

Më tej  ai ka thënë se serbvë po ju kërkohet ta përdorin vetëm euron e jo njdpnjë monedhë tjetër.

“S’po ju themi serbëve ta marrin lekun e Shqipërisë, e as valutën e re Dardan të Kosovës, por euro-n e BE-së që ne e kemi përvetësuar nga 1 janari 2002”, ka shtuar tutje.


Kurti: Nëse dëshiron opozita mund të ulemi ta shpërndajmë Kuvendin, por jo ta rrëzojmë Qeverinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse opozita dëshiron, por me shpërndarje të Kuvendit dhe jo me rrëzimin e Qeverisë.

“Gjithçka ndërtohet mbi hipotezën se opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme. Mund ta bëjmë me dy të tretat e Kuvendit dhe mund të bëjmë shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje. Vetëm nëse opozita do zgjedhje mund të shkojmë në zgjedhje, mirëpo nëse opozita është e fokusuar që të mos i kemi 12 muaj në vitin e fundit por të kemi më pak muaj. Ndryshe qeveria nuk ka pse të rrëzohet. Mund të ulemi të shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.

“Sa u përket kërkesave të opozitës po e them edhe njëherë, nesër në ora 11:00 bëhen fiks tre vjet që kam marrë detyrën. Hyjmë në vitin e fundit. Sonte në orën 20:00 bëhen 3 vjet që na kanë votuar mua dhe ministrat e mi sepse të gjithëve ua kam lexuar emrat para se 67 deputetë të ngrenë dorën e të thonë për. Ne dëshirojmë të vazhdojmë të qeverisim. Por e kuptojmë se janë 12 muajt e fundit. Pas 12 muajve do të mund të jetë situata e një dimri që nuk e dimë çfarë është për zgjedhjet e ardhshme. Moti atëkohë s’ka qenë edhe i keq, por as edhe i mirë. Nëse dëshirojmë që zgjedhjet t’i mbajmë jo në dimër, mund të caktojmë data bashkë me opozitën. Por dorëheqje nuk mund të jap”,  u shpreh  ai.


Kurti në trevjetorin e qeverisjes: Jemi krenarë dhe ballëhapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë krenarë dhe ballëhapur në shënimin e trevjetorit prej kur e ka nisur qeverisjen, duke numëruar ato që ai i ka quajtur suksese.

Kurti në një konferencë për media sot ka thënë se kanë dyfishuar numrin e të rinjve të punësuar e nga mbështetja e Qeverisë 12 mijë gra kanë vende pune.

Ai është shprehur se kanë zbutur edhe hendekun eksport-import duke mbështetur prodhuesit vendorë e qarkullimi i bizneseve në vitin 2023 (19.7 miliardë euro), sipas tij, ka arritur nivele rekorde.

Kurti ka thënë se në qeverisjen e tij ka më shumë sundim të ligjit e korrupsioni po luftohet, por “eliminimi i tij varet nga gjykatat e prokuroria”.

Numri i inspektimeve të tregut është rritur me 63 për qind, siç ka thënë Kurti, e në veri është ulur ilegaliteti e po rritet ligjshmëria.

Ka përmendur edhe mbështetjen për nëna lehona e fëmijët nën 16 vjeç. Ka thënë se e kanë mbajtur premtimin që arsimi i lartë publik të jetë falas.

Kurti ka konsideruar se janë bërë reforma edhe në sektorin e bujqësisë “përmes eliminimit të keqmenaxhimit e keqpërdorimit”.

“Ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur sepse e ka buxhetin dyfish më të madh”, ka thënë ai.

Programi 12-milionësh “Kosova, shtet i xhudos”, sipas Kurtin, konfirmon mbështetjen që Qeveria e tij e ka pasur për sportin.

Ka thënë se do t’i përfundojnë rrugët Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Podujevë e autostradën Prishtinë – Gjilan.

Back to top button