Nga një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve për dhunim në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve D.D. (20), dhe P.B. (19), për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale dhunim.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit veç e veç e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe do të merret në pyetje të pandehurit, dhe dëshmitarët eventualë, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurës hetimore.

Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale për të cilën dyshohen të pandehurit, dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i arratisjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Back to top button