Kurti: Duam të koordinohemi me presidentin për politikën e jashtme

Kurti thotë se Kosva duhe të ketë politikë unike në arenën ndërkombëtare

Kryeministri, Albin Kurti sot deklaroi se do të koordinohet me presidentin aktual rreth politikës së jashtme.

Ai tha se është urgjente që të Kosova të ketë politikë unike në arenën ndërkombëtare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër i ri duam dhe duhet të koordinohemi edhe me presidentin aktual të Republikës në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kokafoni që me siguri që bëhet e dëmshme edhe jashtë vendit dhe brenda vendit. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, tha Kurti./21Media

Back to top button