Haradinaj-Kurtit: Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, do mbetesh duarthatë

Haradinaj përsëri me porosi për Kurtin

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka porositur edhe njëherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin të mos e heq taksën ndaj mallrave të Serbisë.

“Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do mbetesh duarthatë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai u shpreh se Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia. “Edhe ne po kërkojmë të njejtën. Taksa të hiqet me njohje, dhe zgjidhet problemi”, ka thënë Haradinaj.

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur se tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit./21Media

Back to top button