Kurti e Abbott flasin për formimin e qeverisë
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott me të cilin kanë diskutuar për formimin e qeverisë së re, menaxhimin me pandeminë dhe dialogun me Serbinë.
Gjithashtu në këtë takim urti foli edhe për bashkëpunimin mes qeverisë së re e opozitës.
“Në fund, të dy u dakorduan për bashkëpunim në projekte konkrete që do të ndihmonin si shtetndërtimin demokratik e zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ashtu edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona në të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook./21Media