Kurti e Blinken bisedojnë në telefon për intensifikimin e dialogut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Përmes Tëitter-it, Kurti tha se Blinkenin e ka informuar për progresin në Kosovë.
Kryeministri tha se biseduan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut, drejt marrëveshjes që ka synim njohjen reciproke.
“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me @SecBlinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative me qendër njohjen reciproke”, shkroi Kurti./21Media

Back to top button