Aksident trafiku në Drenoc të Klinës, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në Drenoc të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një kombi bus.
Gashi tha se të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 16:39 minuta policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Drenoc të Klinës. Në aksident ishin të përfshira  një kamion dhe një kombi bus. Dy persona kanë pësuar lëndime, janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal për tretman. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e komunikacionit”, tha Gashi./21Media 

Back to top button