Kurti e Haxhiu dorëzojnë në Kuvend dosjen e dokumenteve për vettingun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dosjen e dokumenteve për vettingun.
“Reforma në drejtësi, me theks vettingu në sistemin e drejtësisë, janë prioritet i Qeverisë dhe shtetit”, tha Kurti.
“Versioni i dorëzuar i draftit të amendamenteve kushtetuese është në përputhje të plotë me rekomandimet e dala nga Opinioni i Komisionit të Venecias, ndërsa në pako është përfshirë edhe një plan i ideuar për ndryshimet ligjore, që duhet të realizohen bashkë, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese ose paralelisht me to”, bëhet e ditur në komunikatë.
Sipas komunikatës për media, gjatë takimit të Kurtit e Haxhiu me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u theksua se reforma në drejtësi mundëson kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe fenomeneve tjera negative./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button