Konjufca: Votimi e implementimi i vettingut hap jetik

Sot (4 shtator), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dosjen e dokumenteve për vettingun.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur se procesi i vettingut është reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit.
“Sot e pata kënaqësinë t’i takoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, të cilët e dorëzuan në Kuvend dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë. Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën”, shkroi Konjufca.
Konjufca tha se votimi e implementimi i vettingut është hap jetik për shtetin.
“Krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin. Si i tillë, procesi i vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, përfundon shkrimi i Konjufcës./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button