Kurti e Haxhiu thërrasin konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajnë sot konferencë për media, njofton zyra e kryeministrit.
Konferenca është paralajmëruar të mbahet në orën 13:30 ndërkohë nuk dihet arsyeja.
Në anën tjetër, Haxhiu dje ka njoftuar se ka nisur shqyrtimi dhe më pas votimi i dy opinioneve për vetingun në sistemin e drejtësisë dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme./21Media

Back to top button