Martohet “Sarita”, pamje nga dasma

Erdhi dita. Natasha Klauss , një nga protagonistet e telenovelës së suksesshme “Pasionet e Fshehta” sezoni i dytë i së cilës u transmetua së fundmi në Telemundo, u martua këtë të premte,  me partnerin e saj, Daniel Gómez , në një ceremoni “shumë të veçantë” në vendlindjen e saj. Kolumbia, përcjell portali rtv21.tv
Dasma u mbajt në Hacienda Rincón de Teusacá dhe mes të ftuarve do të jetë edhe një aktor i dashur nga Pasión de gavilanes , Jorge Cao , i cili i dha jetë gjyshit Martin në sezonin e parë .
Aktori kuban është si baba për Natashën dhe sigurisht që nuk mund të mungonte në këtë ditë të veçantë për të. Në fakt, ai e dorëzoi aktoren në altar, pasi që konsiderohet si baba për të.
Aktorja 47 vjeçare dukej mahnitëse në fustanin e bardhë./21Media
 

Back to top button