Kurti e informoi ambasadorin irlandez për marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në takim ata biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket së përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës.  Gjithashtu e informoi për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër./21Media

Back to top button