Kamberi u takua me Hillin, diskutuan për kërkesat e shqiptarëve të Luginës

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.

Kamberi ka thënë se me Hillin kanë diskutuar për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës.

“Kënaqasi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , SH.T. Christopher Hill. Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, ka shkruar Kamberi në Facebook./21Media

Back to top button