Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti e Konjufca e shikuan bashkë filmin “Luaneshat e Kodrës”

Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca mbrëmë kanë shikuar bashkë filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores Luana Bajrami.
“Kinematografia jonë po shënon gjithnjë e më shumë suksese kulmore në arenën ndërkombëtare. “Luaneshat e Kodrës” ishte filmi i parë kosovar i cili u shfaq në Festivalin e Kanës. Në edicionin e vitit 2021 ai ishte pjesë e programit Directors.”, ka bërë të ditur sot Kryeparlamentari Konjufca përmes një postimi në Facebook.

Konjufca ka shtuar se ëndrrat dhe ambiciet e luaneshave meritojnë përkrahjen e gjithanshme.
“Diku në Kosovë, në një fshat të vogël të largët, tri të reja shohin ëndrrat dhe ambiciet e tyre duke u ndrydhur. Në kërkimin e tyre për pavarësi, asgjë nuk mund t’i ndalojë: është koha për t’i lënë luaneshat të ulërijnë”, është përshkrimi i filmit.
Ndryshe, “Luaneshat e Kodrës” është film që ka fituar shumë çmime ndërkombëtare./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button