Kurti e Lajçaku do të diskutojnë për udhërrëfyesin për zbatimin e Planit evropian

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Ai vjen për të vazhduar diskutimet e takimit të nivelit të lartë të 27 shkurtit në Bruksel, ku Kosova dhe Serbia kanë pranuar planin evropian.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati deklaruar se ishte i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen, porse ka shtuar se presidenti serb,Aleksandër Vuçiq nuk ishte i gatshëm për një gjë të tillë.
Në takimin që pritet të fillojë nga ora 16:00, ai do të jetë me kryeministrin Albin Kurti, ku pritet të diskutohet për Udhërrëfyesin për zbatimin e Planit evropian.
Ndërkaq me vizitën e tij, Lajçak do të bëjë përgatitje për mbajtjen e takimit tjetër, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ai pas Prishtinës do të qëndrojë edhe në Beograd.

Back to top button